Lajme

A po e pengojnë grupacionet brenda partive formimin e një Qeverie me VV-në- Kështu përgjigjet analisti Mushkolaj!

06/13/2025 22:46
nga:Y I

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj, ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Ai foli për grupacionet e ndryshme që ekzistojnë brenda partive përkatësisht PDK-së dhe LDK-së.

I pyetur nga gazetari Gashi se nëse janë të njëjtit që po pengojnë formimin e Qeverisë me VV-në, Mushkolaj pati këtë përgjigje.

“Unë mendoj që edhe pse ne shpeshherë në analizat tona, mund të tingëllojmë shumë teknik në kuptimin se kur bëjmë kështu ‘kombi-natorika’ se kush me kë mundet me qenë në koalicion i marrim si të mirëqena ky 48, ky 25, ky 20, ky 10 por mendoj se duhet të shihet shumë më shumë sesa kaq psh sepse edhe kur flitet për Lëvizjen Vetëvendosje ne i themi i ka LVV-ja me ata dy partnerët e vegjël 48 deputetë edhe ju duhen edhe 13 për me e bë një 61, i marrim si të mirëqenë ata 48, para tre muajsh kam qenë i binsur se mund të jetë kështu por tani nuk jam i bindur se ata 48 deputetë i ka të gjithë që me mujt me e ba Qeverinë, me e votu Kryeparlamentarin dhe me mujt me shku tek Qeveria. Kjo është interesante me e pa prej prespektivës që njerëzve që janë brenda LVV-së se po të ishte kështu atëherë do të shkonim tuje’

“Psh ne po e shohim se Kurti po thotë unë i kam numrat për Qeveri por si kam për Kuvend…mirëpo unë mendoj se LVV-ja ka probleme të kësaj natyre. Në anën tjetër ka probleme edhe tek opozita që e përmende ti, ka probleme tek LDK-ja, jo të gjithë njerëzit e LDK-së janë pro krijimit të një blloku opozitar për shkak se edhe kjo është interesant me e diskutu, edhe kjo është thënë edhe pse jo në mënyrë të hapur është thënë tërthorazi nga njerëz të rëndësishëm të LDK-së kur është fol se pse ju nuk po bëheni pjesë e një blloku opozitar.Në anë tjetër edhe tek PDK-ja, ato që i përmendëm më herët, si grupe që ekzistojnë. Edhe brenda PDK-së ka njerëz të interesuar që të shkohet në koalicion me LVV-në pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ju ka bërë ftesë zyrtare PDK-së” tha Mushkolaj në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

Intervista e plotë: