Lajme

30 trupa nxirren nga vendi ku u përplas aeroplani “Air India”

06/12/2025 12:57
nga:G B

Të paktën 30 trupa janë nxjerrë nga një ndërtesë në vendin e rrëzimit të avionit “Air India”, raporton Reuters, duke cituar personelin e shpëtimit.

Më shumë njerëz janë të bllokuar brenda, thanë punonjësit e shpëtimit.

Aeroplani brenda të cilit ishin 242 persona, përfshirë 53 britanikë, u rrëzua në Indi, në një zonë banimi pranë aeroportit Ahmedbad.