Sporti

FC Prishtina nuk ndalet në merkato, transferon sulmuesin e Tiranës

06/11/2025 19:23
nga:Lorik J

FC Prishtina është mjaft aktive në merkaton e verës në futbollin kosovar.

Kryeqytetasit kanë arritur marrëveshje me treshen e Llapit, Valmir Veliu, Lum Namani dhe Blendi Baftiu.

Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, kryeqytetasit kanë arritur edhe një transferim nga Shqipëria.  Bëhet fjalë për sulmuesin e Tiranës, Alikeu Ndreca.

24 vjeçari ka ardhur në Prishtinë dhe veçse ka filluar stërvitjet me ekipin e Arsim Thaqit.

/GazetaBlic Sport