Lajme

Hoxhaj viziton Thaqin e Veselin në Hagë- Qëndrojnë të fortë e të palëkundur!

06/11/2025 18:36
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot ka qenë në Hagë për të vituar ish-komandantët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Në një postim në Facebook, ai ka shkrur se për të takimi me ata ishte emocional dhe i rëndësishëm.

Ai tha se të njëjtit qëndrojnë të fortë e të palëkundur.

“Ata po përballen me dinjitet me sfida të mëdha, si gjithmonë, me dashuri për Kosovën dhe besim në drejtësi. Qëndrojnë të fortë, të palëkundur, me shpirtin e njëjtë që patën në ditët më të vështira të historisë sonë. Kosova nuk harron” shkruan Hoxhaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: