Lajme

Aksident mes dy veturave në fshatin Zajm të Klinës, policia jep detaje

06/11/2025 15:27
nga:Sh R

Sot në fshatin Zajm të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas informacioneve zyrtare nga zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Fadil Gashi, si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë dy persona. Të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë liruar menjëherë nga kujdesi shëndetësor.

Policia dhe Ambulanca kanë dalë  në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.