Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me arrestimin e ish policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se institucionet janë angazhuar për lirimin e tij.
Po ashtu, ai ka shtuar se nuk do të pranohen sjelljet jonormale të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë.
Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet.


