Lajme

Gjendet e vdekur një 62-vjeçare në Gurrakoc të Istogut

06/10/2025 11:33
nga:G B

Një grua e moshën 62-vjeçare është gjetur e vdekur në Gurrakoc të Istogut.

Rastin për vdekjen e saj e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 7:20, kemi pranuar informatën se një person i gjinisë femërore është gjendur pa shenja jete në Gurrakoc të Istogut”, ka thënë Nikçi, teksa ka sqaruar se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia.

Po ashtu, ai tha se prokurori i krimeve të rënda ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për autopsi.