Lajme

Osmani pret në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga SHBA-ja: Aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës

06/10/2025 10:24
nga:Sh R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç bëhet e ditur përmes njoftimit të presidencës në Facebook, e para e shtetit i falënderoi për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

“Osmani theksoi se aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e vendit dhe se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë në procesin e ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike’’, shkruhej tutje në postimin e presidencës.