Lajme

Abdixhiku: Propozimi ynë për Qeveri të Unitetit u refuzua apriori – s’guxon bllokada e Kuvendit të jetë normalitet

06/09/2025 19:13
nga:Genita C

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas refuzimit të thirrjes së tij për krijimin e një Qeverie të Unitetit, duke theksuar se refuzimi nuk u bë me debat, por me ofendime, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku ka theksuar se gjendja aktuale është një “karikaturë politike” dhe ka kërkuar një marrëveshje politike për të zgjidhur krizën, pasi, sipas tij, pa një shumicë, nuk mund të ketë zgjidhje.

Ai ka shpjeguar se propozimi për një Qeveri kalimtare dhe gjithëpërfshirëse nuk ishte për interesat e LDK-së, por për të zgjidhur bllokimin e shtetit dhe mungesën e një Kuvendi dhe Qeverie funksionale.

Abdixhiku ka theksuar se LDK do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje, duke prezantuar Agjendën 15 pikëshe, një dokument që, sipas tij, mund të sjellë drejtim dhe kthjelltësi deri në zgjedhje të reja parlamentare.