Lajme

Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim jep detaje për aksidentin tragjik në autostradë: I riu ra nga një lartësi e urës dhe vdiq në vend

06/08/2025 19:46
nga:Genita C

Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës ka njoftuar për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili humbi jetën të dielën pas rënies nga ura e autostradës “Arben Xhaferi”.

Anëtari i kësaj shoqate, Florim Neziraj, ka bërë të ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit u mobilizuan menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen.

“Me të marrë informacionin për aksidentin tragjik, ekipi ynë është mobilizuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, në autostradën Kaçanik–Ferizaj, për të ndihmuar në kërkimin e personit të aksidentuar. Fatkeqësisht, viktima ka rënë nga një lartësi e urës dhe ka humbur jetën në vend. Ky është një moment dhimbjeje e pikëllimi për të gjithë ne”, thuhet në njoftim, ku Neziraj gjithashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit.