Lajme

Peci: Rezultatet e politikave të qëlluara po shihen nëpër ara!

06/08/2025 15:57
nga:Genita C

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Burim Pllana në Shtitaricë të Vushtrrisë, një model suksesi në zhvillimin e bujqësisë. Burimi kultivon 18 ha lakër, 5 ha lulelakër, patate, brokoli, qepë dhe ka mbi 400 mijë fidane të perimeve, raporton GazetaBlic.

Si përfitues i mbështetjes prej 50,000 euro nga Ministria e Bujqësisë, ai ka rritur sipërfaqet e kultivimit të lakrës dhe lulelakrës përkatësisht me 52% dhe 32%.

Ministri Peci theksoi se rezultatet e politikave të mbështetjes po reflektohen në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.