Lajme

Haxhiu: Këta e dinë që i kemi votat për Qeverinë!

06/07/2025 12:09
nga:Y I

Kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka votat për krijimin e qeverisë.

Ajo tha se për këtë arsye deputetët e ish-opozitës po e mbajnë peng konstituimin e Parlamentit.

“Këta e dinë që i kemi votat për qeverinë dhe duke e ditur e mbajnë peng Kuvendin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.