Lajme

Pas stuhive të forta, rreth 30 mijë njerëz në jug të Polonisë mbetën pa energji elektrike

06/07/2025 08:22
nga:Y I

Autoritetet në Poloni thonë se rreth 30 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike të premten, pasi erërat e forta shkatërruan linjat e energjisë elektrike.

Kjo vjen pas ngjarjeve ekstreme të motit në të gjithë vendin, veçanërisht në rajonin jugor, ku shirat e rrëmbyeshëm, erërat e forta dhe breshëri shkaktuan dëme në fasadat e ndërtesave të banimit dhe fermave.

Shërbimi i zjarrfikësve tha se kanë punuar për t’u përballur me ndikimin që nga mbrëmja e së enjtes.

Zëdhënësi i Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve në Kielce, tha se zjarrfikësit kishin më shumë ndërhyrje se zakonisht.