Lajme

Tentim vrasje në Skënderaj, Policia e arreston të dyshuarin

06/06/2025 13:16
nga:Lorik J

Një rast i tentim-vrasjes është raportuar në Skënderaj.

Atje një i dyshuar e ka sulmuar me thikë një tjetër person.

“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Në vendë ngjarje janë gjet dhe konfiskuar një pjesë e pushkës se gjuetisë, një shkop druri dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.