Lajme

Kurban Bajrami, Quni: Bashkë të përballemi me vështirësitë e jetës, të ndihmojmë njëri-tjetrin

06/06/2025 10:49
nga:Genita C

Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Çdo herë në festat tona si ato kombëtare, si ato fetare, së bashku me degën e LDK-së këtu në Prizren do ta kemi mundësinë t’i shkëmbejmë urimet me krerët e besimit myslimanë. Përmbajta e këtyre urimeve është që së bashku të përballemi me ato vështirësitë e jetës, duke ndihmuar njëri-tjetrin, duke i qëndruar afër njëri-tjetrit”, tha Quni.

Ai tha se kështu krijohet një komb më i mirë për gjeneratat e reja, duke shtuar se kjo vjen gjithmonë duke i falënderuar dhe kujtuar ata që sakrifikuan për liri.