Lajme

Hamza uron Bajramin: Le të solidarizohemi me njëri-tjetrin

06/06/2025 08:52
nga:Y I

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Hamza në mesazhin e urimit shkruan “Le të solidarizohemi me njëri-tjetrin, duke i dhënë mbështetje atyre që kanë me shumë nevojë”

“Gëzuar të gjithëve festën e Kurban Bajramit! Le të solidarizohemi me njëri-tjetrin, duke i dhënë mbështetje atyre që kanë me shumë nevojë. Paqe në shpirt, shëndet të mirë dhe shumë gëzime në familjet tuaja!”, shkruan ai në një urim në Facebook.