Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas raportimit të Paparacit se Xhelal Sveçla i ka kërcënuar shefat e policisë dhe gati sa nuk i ka sharë me nënë pasi nuk i kanë raportuar për megaoperacionin kundër drogës në të cilin u arrestua një person me lidhje të afërta me të.
Kajtazi ka thënë se Policia e Kosovës i është nënshtruar Sveçlës me lidhje të dyshimta me të arrestuarin për trafikim ndërkombëtar të drogave.
Ai ka pyetur se përse Policia nuk e ka pyetur Svelën për lidhjet e tij me Shemsi Bahtrin, i arrestuar në aksionin e madh të policisë.


