Lajme

Trump mendoi se sulmi ndaj bazës ajrore të Ukrainës ishte i tmerrshëm

06/05/2025 15:28
nga:G B

Presidenti amerikan Donald Trump mendoi se sulmi me dron i Ukrainës në Rusi gjatë fundjavës ishte “i fortë” dhe “i tmerrshëm”.

Kjo është sipas Axios, i cili citon këshilltarët të kenë thënë se Trump është gjithashtu i shqetësuar se kjo do ta bëjë armëpushimin më të vështirë.

Por, një burim për Skynews tha se “ai mendoi se ishte i tmerrshëm”.

Pas një telefonate me Vladimir Putin dje, Trump tha se presidenti rus i tha “shumë fuqishëm” se do të kundërpërgjigjej.

“Ne duam që kjo luftë të mbarojë”, tha një burim tjetër.

Sipas këtij burimi, Trump tha se është i shqetësuar se Putin mund të ketë kundërpërgjigje të fuqishme, shkruan Skynews.