Lajme

Avokati Koci e qytetarë të pakënaqur në hyrje të Kuvendit, kritikojnë deputetët për krizën institucionale

06/05/2025 11:15
nga:Y I

Avokati kosovar, Arianit Koci dhe disa qytetarë të tjerë janë mbledhur sot para hyrjes së Kuvendit të Kosovës për të kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për faktin se për 25 seanca radhazi janë duke dështuar për të zgjedhur institucionet e reja të Republikës së Kosovës.

Avokati Koci në hyrje të Kuvendit ka pritur deputetin Nait Hasani dhe disa deputetë të tjerë të LDK-së.

Kritika për deputetët kanë pasur edhe disa qytetarë, duke thënë se vetëm vijnë nënshkruhen në seancë dhe dalin.