Përderisa po intervistohej nga gazetarët, ministrit në detyrë të kulturës, Hajrullah Çeku iu ndërprit fjala nga gazetarët për të intervistuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ky i fundit si rëndom nuk dha deklaratë për media duke ju referuar gazetarëve që të flasin me ministrin Çeku, por që i njejti nuk deshi ta vazhdojë fjalën e tij pasi e ndërpritën.
“Mungesë respekti, unë ju respektova, ju nuk po më respektoni”, u shpreh Çeku.
Deputetët e zgjedhur mblidhen sot për herë të 27-të në tentim për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Për dallim nga seancat e kaluara që u mbajtën çdo 48 orë, kjo e sotmja mbahet pas 24 orësh.
Në seancën e së mërkurës, ligjvënësit e zgjedhur u dakorduan që për shkak të Festës së Kurban Bajramit që shënohet të premten, të mblidhen gjatë ditës së sotme.


