Lajme

Sulmoi zyrtarët policorë, arrestohet

06/05/2025 10:42
nga:Gazeta Blic

Një person është arrestuar në Drenas pasi dyshohet se i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Gllogoc / 04.06.2025 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.