Lajme

Arifi për propozimin e VV-së për zgjedhjet: Tendencë për kapje te kalendarit zgjedhor duke abuzuar me shumicën parlamentare

06/05/2025 10:21
nga:Y I

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se në takimin me presidenten Vjosa Osmani si përfaqësuese e VV-së, ka propozuar tri data për mbajtjen e zgjedhjeve.

Haxhiu thotë që mund të mbahen në të njëjtën datë edhe zgjedhjet lokale, por edhe ato të reja nacionale nëse nuk konstituohet Kuvendi deri atëherë.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Avni Arifi.

Arifi tha se kjo është ‘Tendence per kapje te kalendarit zgjedhor duke abuzuar me shumicen parlamentare’.

Ai tha se të njëjtit po kalkulojnë që në zgjedhjet e ardhshme të marrin 50+% të votave.

“Tendence per kapje te kalendarit zgjedhor duke abuzuar me shumicen parlamentare. Llogaritje se duke marre parasysh qe ne zgjedhjet e kaluara ishin 27000 vota te pavlefshme ne zgjedhjet e tilla do te shkaktohej nje kaos dhe ne nje situate asofare ata do te arrinin 50+% dhe do te vazhdonin sundimin e Kosoves” tha Arifi për “Gazeta Blic”.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen përsëri për të zhvilluar seancën e 27-të me radhë.

Pas një varg tentimesh, për herë të parë seanca u shtye për 24 orë, e jo si zakonisht 48 sosh.

Kjo për shkak që të premten është festa e Kurban Bajramit.

Deputetët e opozitës po kundërshtojnë idenë e Lëvizjes Vetëvendosje që emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të votohet në mënyrë të fsheftë.

Po ashtu Lëvizja Vetëvendosje nuk po tërhiqen nga propozimi i saj për kandidat për kryetar të Kuvendit.

Sot mbahet seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit