Sporti

FSHF nuk i dhuroi bileta, TKZ me organizim madhështor në Tiranë për ndeshjen ndaj Serbisë

06/05/2025 10:03
nga:Lorik J

Kombëtarja e Shqipërisë ballafaqohet me Serbinë të shtunën.

Shqipëria dhe Serbia luajnë në shtunën në “Air Albania”, në kuadër të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026 nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

TKZ nuk morën bileta për këtë ndeshje, por ata do ta shikojnë ndeshjen tek “Vëllezërit Frashëri”  përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh.

Ja njoftimi:

“Tifozat Kuq e Zi nuk ndalen.

Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium më 7 qershor, kur Shqipëria do të përballet me shk**, ne do të jemi aty pranë.

Prej orës 19:00 mblidhemi tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga ne.

Për ne nuk ka rëndësi prezenca në stadium, por do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë krah njëri-tjetrit, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë”, shkruhet në postim.

/GazetaBlic Sport