Sporti

Deschamps: Ousmane Dembele e meriton Topin e Artë

06/05/2025 09:37
nga:Lorik J

Trajneri i Francës, Didier Deschamps thotë se ylli i ekipit të tij, Ousmane Dembele e meriton ta fitojë çmimin më të madh individual, “Topi i Artë”.

“Me sezonin që ka zhvilluar, Dembele absolutisht e meriton Topin e Artë, nuk ka dyshim për këtë. Nuk do të flas për Lamine Yamal dhe ta krahasoj atë me Dembele-n. Nëse do të më duhej të zgjidhja, do të thoja Dembele-n. Ai e meriton”, tha Deschamps.

PSG fitoi tripletën dhe Dembele dha një kontribut të madh në çdo garë.

/GazetaBlic Sport