Sporti

Juxhin Xhaja do ta referojë ndeshjen Kosovë-Armeni

06/04/2025 13:45
nga:Lorik J

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosin drejtësi në ndeshjen miqësore Kosovë-Armeni, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të premten e 6 qershorit.

Juxhin Xhaja do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Xhulio Mani dhe Marjus Qose asistenët e tij. Florian Lata do të jetë gjyqtari i katërt i takimit.

Miqësorja Kosovë-Armeni do të luhet të premten në orën 19:00 në Prishtinë.