Lajme

Kadrijaj: Nuk dëshirojmë të bëhemi lojna të VV-së, ka shkelur Kushtetutën

06/04/2025 12:20
nga:Genita C

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka treguar arsyen pse nuk po votojnë propozimin e LVV-së për kryeparlamentare.

Sipas saj, Vetëvendosje është partia e cila ka shkelur më së shumti Kushtetutën.

“Arsyeja pse nuk po marrim pjesë në votim është e qartë, ka shkelje të Kushtetutës, kalimi i votimit prej votimit të hapur në votim të mbyllur është antikushtuetues, dhe nuk dëshirojmë me u bërë lojna të VV-së me shkel Kushtetutën, është partia që më së shumti ka shkelur Kushtetutën”, tha Kadrijaj.