Lajme

Muharremi: Nuk ka asnjë llogaridhënie, Kuvendi është totalisht jashtë loje!

06/04/2025 10:36
nga:Y I

Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi ka reaguar për situatën në Kuvend, duke e quajtur Kosovën një demokraci jofunksionale.

Ai thekson se mungesa e kryetarit të Kuvendit, dështimet në seanca dhe vendimmarrja pa kontroll parlamentar, kanë përjashtuar deputetët nga roli i tyre përfaqësues.

Reagimi i plotë:

A jemi Demokraci funkcionale?

Kuvendi nuk po na funksionon me muaj

-Nuk kemi kryetar Kuvendi as pas mbi 25 tentimeve të dështuara.

-Seancat po dështojnë, ligje nuk ka, nuk ka as mbikëqyrje ndaj qeverisë dhe instituconeve tjera që po marrin vendime të rrezikshme sikur rasti me energji.

Qeveria po vepron aktivisht pa asjnë kontroll parlamentar

-Po emërohen bordet publike pa asnjë shqyrtim parlamentar.

-Merr vendime strategjike pa raportim në Kuvend (si rasti i ZRRE, tarifat e energjisë, ndarja e fondeve publike).

-Nuk ka asnjë llogaridhënie e as transparencë.

Deputetët, si përfaqësues të popullit, nuk kanë rol efektiv

-Janë të përjashtuar nga proceset kyçe.

-Janë kthyer në komentues të vendimeve, jo përfaqësues të qytetarëve.

Vendimmarrja është e centralizu

-Kryeministri, ministra dhe një rreth i ngushtë po kontrollojnë dhe vendosin për gjithçka.

-Kuvendi është totalisht jashtë loje.