Lajme

Vdekja tragjike e të moshuarit në Prishtinë, Policia nis hetimet

06/04/2025 09:30
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Afër një hoteli në lagjen e Muhaxherëve, një burrë është gjetur pa shenja jete.

Rreth ngjarjes tragjike është deklaruar edhe policia.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se kanë nisur hetimet e rrethanave që karakterizojnë rastin.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.