Sporti

Garnacho mund të qëndrojë në Premier League

06/03/2025 22:04
nga:Mergim Rreci

Aston Villa është një nga ekipet më të interesuara në mundësinë e nënshkrimit të Alejandro Garnacho nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.

Napoli dhe Bayer Leverkusen thuhet gjithashtu se janë të interesuar për sulmuesin argjentinas.

Anësori argjentinas do të preferonte të qëndronte në Premier League sesa të shkonte në Serie A ose Bundesliga.

Besohet se Garnacho dhe agjentët e tij preferojnë Chelsean si destinacion, por në këtë fazë një transferim i tillë duket i pamundur, pasi prioritetet e londinezëve janë tërheqja e sulmuesve të rinj qendrorë.

Argjentinasi 20-vjeçar bëri 58 paraqitje për Manchester United në të gjitha garat gjatë sezonit 2024/25, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 10 asiste. Kontrata e tij me klubin është e vlefshme deri më 30 qershor 2028.

/GazetaBlic Sport/