Sporti

Shkëlqeu me fanellën e Vëllaznimit, interesim nga Superliga e Liga e Parë për Besfort Dervishajn

06/03/2025 19:50
nga:Mergim Rreci

Besfort Dervishaj është në mesin e mesfushorëve më të pëlqyer në futbollin kosovar.

Ai ka shkëlqyer me paraqitjet e tij tek skuadra e Vëllaznimit në edicionin që shkoi, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy skuadra nga Superliga tashmë kanë shprehur interesim të madh për të, por që një opsion mbetet edhe vazhdimi i kontratës me ‘Kuqezinjtë’ nga Gjakova.

Dervishaj ka qenë pjesë e Superligës për vite me radhë dhe ka debutuar në moshë të re, duke rritur më pas nivelin e tij nga viti në vit.

Siguria që ofron në aspektin defanziv dhe lidhja që i jep mesfushës me sulmin, janë tipare që e veçojnë 25 vjeçarin.

/GazetaBlic Sport/