Lajme

Ukraina thotë se ka goditur me eksploziv nënujor urën që lidh Rusinë me Krimenë

06/03/2025 15:15
nga:G B

Shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës tha të martën se kishte goditur me eksploziv urën rrugore dhe hekurudhore që lidh Rusinë dhe gadishullin e Krimesë nën nivelin e ujit.

Në një deklaratë, SBU tha se kishte përdorur 1,100 kilogramëeksplozivë që u shpërthyen herët në mëngjes dhe dëmtuan shtyllat nënujore të urës, një rrugë kyçe furnizimi për forcat ruse në Ukrainë në të kaluarën, raporton Reuters.