Lajme

Muharremaj: Kontratat kolektive na kanë dëmtuar mbi 7 milionë euro

06/03/2025 14:26
nga:Genita C

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në një intervistë ka deklaruar se Suhareka ka nevojë për një infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik.

Muharremaj përsëri pritet të jetë kandidati i ardhshëm për kryetar të Suharekës.

I pyetur për sfidat dhe arritjet gjatë mandatit si kryetar, ai u shpreh se sfida më e madhe gjatë udhëheqjes së tij ka qenë kontratat kolektive ku mbi 7 milionë euro janë dëmtuar.

Kurse, ai ka përmendur edhe arritjet për gjatë këtij mandati ku ka qenë unaza e qytetit, sheshi, shtëpia e kulturës si dhe nëndërtimi i Qendrave të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

“Kemi nevojë në infrastrukturë në zhvillim ekonomik dhe arsimit. Unë besoj që do ta kryej punën me nder qysh e kam kryer deri më tash. Sfidat të cilat na kanë përcjellur në mandatin e fundit, sfida më e madhe ka qenë kontratat kolektive na kanë dëmtuar si komunë dikun mbi 7 milionë euro dhe sfidë e dytë ka qenë prona të cilën na ka marrë Qeveria e Kosovës. Arritja më e madhe gjatë këtij mandati kanë qenë unazat e qytetit, sheshi, shtëpia e kutlurës, nënndërtimi i Qendrave të Mjekësisë Familjare”, ka deklaruar ai për tëvë1.