Lajme

Bajqinovci: Komuna po injoron grevën e punëtorëve të “Pastrimit”, mbi 700 punëtorë janë lënë në mëshirë të fatit

06/03/2025 12:24
nga:Genita C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur shqetësim për situatën e grevës që po zhvillohet para Komunës së Prishtinës, ku punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” janë tash e dy javë në grevë për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre financiare, raporton GazetaBlic.

Bajqinovci theksoi se Komuna e Prishtinës dhe menaxhmenti i kompanisë kanë lënë mbi 700 punëtorë në mëshirë të fatit, duke u përballur me mungesën e pagave.

“Si është e mundur që në zemër të kryeqytetit, qindra punëtorë të shërbimeve publike të mos marrin pagat dhe askush nga udhëheqja komunale të mos japë përgjegjësi?” u shpreh Bajqinovci, duke kritikuar ashpër udhëheqjen e Komunës për mosveprimin dhe injorimin e kërkesave të punëtorëve.