Lajme

Presidentja Osmani fton subjektet politike për konsultime mbi datën e zgjedhjeve lokale

06/03/2025 11:47
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar për nesër, më 4 qershor 2025, subjektet politike në një takim konsultativ.

Tema kryesore e këtij takimi është caktimi i datës për zgjedhjet lokale.

Ky informacion u konfirmua nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve,” u shpreh Kupina për GazetaBlic.

Takimi pritet të jetë një hap i rëndësishëm për përcaktimin e afatit të zgjedhjeve lokale, të cilat kanë një rëndësi të madhe për proceset demokratike të vendit.