Lajme

“Kënd kish mujt me mësu ajo?”, Vjen reagimi i Baljes ndaj Arbëreshë Kryeziut

06/03/2025 10:00
nga:Genita C

Deputetja Dude Balje ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deputetes Arbëreshë Kryeziu të Lëvizjes Vetëvendosje, pas një komenti të saj në një intervistë të fundit ku tha: “Kënd kish mujt me mësu ajo?”, duke nënkuptuar se Balje nuk kishte njohuritë e nevojshme profesionale, raporton GazetaBlic.

Në reagimin e tij, Balje shprehu shqetësimin për këtë deklaratë dhe theksoi rëndësinë e arsimimit dhe përkushtimit në detyrat publike.

Duda Balje, duke iu referuar deklaratave të Arbëreshë Kryeziu-Hysenit, e paralajmëroi se ka komplekse të vlerës së lartë që do ta shkatërrojnë

“Komplekset e tua të vlerës më të lartë do të të shkatërrojnë,” shkroi ajo, duke iu drejtuar Kryeziut.

Kujtojmë se, Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, është tallur me Duda Baljen.

E pyetur për pozitën e profesoreshës në Shkup, i cili thuhet se i është ofruar në këmbim të votës, ka thënë se është kureshtare të dijë se çfarë lënde do mund të ligjëronte deputetja nga komuniteti boshnjak.

”Jam shumë kurioze me ditë çfarë lënde kish mujt me dhënë Duda Balje, jam kurioze me ditë kënd kish mujt me mësu Duda?”, shprehej ajo në Kanal10.