Lajme

Osmani: Vizita e Ministrit të Jashtëm të Bosnjë e Hercegovinës thekson rëndësinë e dialogut për paqen dhe stabilitetin në rajon

06/02/2025 09:04
nga:Genita C

Presidentja Vjosa Osmani ka mirëpritur sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën e saj për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se kjo vizitë e rëndësishme thekson nevojën për dialog dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Postimi i plotë:

Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon. 🇽🇰🇧🇦