Lajme

Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

06/01/2025 10:30
nga:Genita C

Opinionisti Shenoll Muharremi ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me menaxhimin e energjisë dhe liberalizimin e tregut në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Ai argumenton se qeveria ka bërë një rregullim të keq, duke përjashtuar bizneset kryesore nga tregu pa përgatitje dhe pa reformat e duhura.

Sipas Muharremit, ekonomia e Kosovës është goditur, ndërsa qytetarët dhe bizneset po përballen me rritje të çmimeve për energjinë dhe produkte të tjera.

Ai hedh poshtë pretendimet e qeverisë, duke theksuar se rritja e çmimeve po dëmton konkurueshmërinë e prodhimeve vendase dhe po rrit varfërinë në vend.

Muharremi kritikon gjithashtu mungesën e argumenteve valide për mbrojtjen e këtyre masave.