Sporti

Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve në ndeshjen e barazhit

05/31/2025 18:23
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Në ndeshjen e barazhit mes Vushtrrisë dhe Llapit, rezultati vazhdon të jetë 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Vushtrria po luan tashmë me një lojtar më pak, sepse kapiteni Daut Maxhuni u përjashtua me karton të kuq.

Tashmë do të luhet pjesa e dytë e vazhdimeve dhe nëse as atëherë nuk ka fitues, atëherë penalltitë do të vendosin për fatin e skuadrës që do të luajë në Superligë edicionin tjetër.

/GazetaBlic Sport/