Lajme

Maliqi: LVV-ja po e vazhdon me qëllim bllokadën institucionale, s’ka vullnet me zgjidh këtë çështje!

05/31/2025 16:54
nga:Y I

Ka dështuar edhe tentativa e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sërish PDK, LDK, AAK-Nisma dhe Lista Serbe nuk kanë propozuar anëtarët për Komisionin për votim të fshehtë.

Nga 96 deputetë që ishin në sallë, 53 deputetë votuan për, një kundër dhe si zakonisht nuk pati asnjë abstenim.

Në lidhje me këtë krizë institucionale në vend ka folur për “Gazeta Blic” njohësja e zhvillimeve politike, Afërdita Maliqi.

Maliqi tha se dështimi për herë të 24 i konstituimit të Kuvendit tregon se partia e parë VV-ja nuk ka vullnet për me zgjidh këtë çështje, pasi po vazhdon me qëllim bllokadën.

Ajo potencoi se një bllokadë e tillë po e dëmton qytetarin e vendit.

“Dështimi për të 24 herë për me konstituu Kuvendin e Kosoves tregon, se partia e parë VV, nuk ka vullnet për me zgjidh këtë çështje, pasi po vazhdon me qëllim bllokaden, edhe tu tentu me ndërru mënyren e votimit. Kjo bllokadë fatkeqesisht po e dëmton qytetarin e vendit, që po ballafaqohet me probleme të shumta” tha Maliqi.

Ajo theksoi se vendi tashmë po shkon drejt izolimit dhe është momenti që të gjendet një zgjidhje nga partitë.

“Dhe duke parë që për shkak të mungesës së Kuvendit nuk po ka mundësi mu marre vendime nga ana e deputeteve, ose me pas kontroll te institucionet e pavarura, siç eshteZRRE, dhe në të njëjtën kohë vendi po shkon drejt izolimit, është momenti që të gjendet nje zgjidhje nga partitë” tha Maliqi.

Maliqi tha se ‘nëse nuk ka një marreveshje politike për krijimin e institucioneve, kjo e qon vendin drejt zgjedhjeve te reja.’

‘Nëse nuk ka një marreveshje politike për krijimin e institucioneve, kjo pashmangshem e qon vendin drejt zgjedhjeve te reja’ deklaroi Maliqi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Konstituimi i Kuvendit dështon për të 24-tën herë