Lajme

Disa persona bllokohen në ashensor në Prishtinë, arrijnë të dalin pas disa minutash

05/31/2025 15:56
nga:Y I

Disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda ashensorit të një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Lidhur me rastin, për Klankosova është deklaruar komandanti i Zjarrfikësve në komunën e Prishtinës, Malë Gashi.

Ai tha se në kohën kur zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes, nuk ka qenë e nevojshme intervenimi, pasi deri në atë kohë, personat që kishin ngecur në lift, ishin liruar.

“Informacionin e kemi pranuar në ora 14:40. Kur ekipet kanë arritë në vendin e ngjarjes, ishin liruar, nuk ka pas nevojë për të intervenuar”, thuhet në përgjigjen e Gashit.