Lajme

Jashari: Qeveria i ‘përdor’ gratë si fasadë për të shmangur përgjegjësinë, jo për të përmirësuar integritetin institucional!

05/31/2025 15:30
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike njëherësh drejtor ekzekutiv i ‘Demokracia Fillon Këtu’, Shemsi Jashari ka reaguar në lidhje me krizën institucionale në vend dhe deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti se ‘refuzimi për ta votuar Albulenën kryeparlamentare, tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme’.

Jashari tha se po keqpërdoren simbolet kombëtare, ka manipulim të ndjenjave patriotike, keqpërdorim të çështjeve gjinore, instrumentalizim të grave në pushtet, fyerje ndaj realitetit të shoqërisë kosovare etj.

“Qeveria po përdor barazinë gjinore për të mbuluar dështimet e saj, duke e paraqitur krizën parlamentare si sulm ndaj një kandidateje grua – gjë që është manipulim i qëllimshëm” shkruan Jashari raporton “Gazeta Blic”.

‘Qeveria i përdor gratë si fasadë për të shmangur përgjegjësinë, jo për të përmirësuar përfaqësimin dhe integritetin institucional’ thekson Jashari në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

“Keqpërdorimi si formë qeverisjeje, nga simbolet kombëtare tek çështjet gjinore”

1. Keqpërdorimi i simboleve kombëtare

Flamuri kuq e zi është shndërruar në mjet propagandistik elektoral dhe jo në simbol uniteti kombëtar.

2. Manipulimi i ndjenjave patriotike
Bashkimi kombëtar u përdor vetëm si slogan për përfitim politik, pa asnjë veprim real në këtë drejtim.

3. Keqpërdorimi i çështjeve gjinore
Qeveria po përdor barazinë gjinore për të mbuluar dështimet e saj, duke e paraqitur krizën parlamentare si sulm ndaj një kandidateje grua – gjë që është manipulim i qëllimshëm.

4. Instrumentalizimi i grave në pushtet
Në vend që të fuqizojë gratë në mënyrë meritore, Kurti i përdor ato për të udhëhequr dikastere të përfshira në skandale:
Ekonomia: presion ndaj biznesit dhe keqmenaxhim.
Drejtësia: shkelje kushtetuese dhe bllokadë institucionale.
Energjia: keqpërdorime masive dhe mungesë transparence.

5. Gratë si mburojë morale për kriza politike
Qeveria i përdor gratë si fasadë për të shmangur përgjegjësinë, jo për të përmirësuar përfaqësimin dhe integritetin institucional.

6. Fyerje ndaj realitetit të shoqërisë kosovare
Në një vend që ka pasur dy gra presidente në vetëm dy dekada, ta quash këtë shoqëri “patriarkale” është tallje me të vërtetën dhe përpjekjet e grave që kanë ndërtuar këtë shtet.

7. Problemi nuk është gjinia , është keqpërdorimi i pushtetit
Nuk është problem që kandidatja është grua, problemi është se pushteti është në duart e një njeriu që përdor çdo mjet për ta ruajtur atë, pa respekt për demokracinë apo qytetarin.

Kurti: Refuzimi për ta votuar Albulenën kryeparlamentare, tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme