Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas lajmeve se vëllai i shefit të stafit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka aplikuar për t’u licencuar për tregti me energji elektrike në Kosovë.
Abdixhiku në reagimin e tij tha ‘Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët — por familjarët e pushtetarëve’ duke iu referuar deklaratës së shefit të Stafit të Kurtit, Luan Dalipi për vëllain e tij.
“Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve.Fat familjarëve.Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’.Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas.
Do ta bëjmë” shkruan Abdixhiku në reagimin e tij raporton “Gazeta Blic”
Reagimi i plotë:


