Sporti

Zyrtare: Ferizaj vazhdon edhe për një vit bashkëpunimin me Arsim Abazin

05/30/2025 15:30
nga:Mergim Rreci

FC Ferizaj ka njoftuar se trajneri Arsim Abazi do të vazhdojë të qëndrojë në krye të shtabit teknik edhe për sezonin garues 2025/26.

Pas një pune të përbashkët dhe një përvoje pozitive gjatë sezonit të kaluar, klubi dhe trajneri Abazi kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Vlerësojmë lart përkushtimin, profesionalizmin dhe qasjen serioze që ai ka sjellë në drejtimin e ekipit tonë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga klubi.