Lajme

Shkodra: Qeveria në largim po mundohet t’i fut kthetrat nëpër të gjitha institucionet

05/30/2025 09:12
nga:Sh R

Në mbledhjen e 260-të të Qeverisë së Kosovës, e cila u mbajt të enjten, u emëruan shtatë pozita të reja.

Lidhur me këtë, analistja Magbule Shkodra, në emisionin “Ora Shtatë” tha se këto emërime mund të jenë të paligjshme, transmeton Klankosova.tv.

Ajo shton se qeveria në largim ende po mundohet t’i fut kthetrat nëpër të gjitha institucionet.

“Qeveria në largim, po mundohet që edhe më tutje të vendos, të fut kthetrat nëpër të gjitha institucionet”.

“Unë jam e bindur që të gjitha këto emërime do të sfidohen në të ardhmen, shpresoj të kenë vullnet të zgjedhurit, t’i sfidojnë këto vendime, dhe jam e bindur që janë të paligjshme”, tha Shkodra.

Tutje, analistja thotë se vendi është pranë kolapsit ekonomik, me daljen në protestë të bizneseve kosovare, pas vendimit të ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, e po ashtu daljen e bizneseve në treg të lirë.

“Vendi është pranë një kolapsi ekonomik, i pamë dje edhe protestat”, tha ajo.