Sporti

Mbështetje masive nga tifozët për skuadrën e PSG-së, kërkohet trofeu i Ligës së Kampionëve

05/30/2025 08:58
nga:Mergim Rreci

Në prag të ndeshjes më të madhe të PSG -së për këtë sezon, dhe ndoshta edhe për të gjithë historinë e saj, tifozët parisienë po mendojnë vetëm për një gjë: finalen e Ligës së Kampionëve.

Këtë të shtunë, lojtarët e Luis Enriques do të kenë mundësinë të fitojnë trofeun e parë në garën kryesore për klube. Dhe sigurisht, tifozët janë duke shijuar maksimalisht këtë moment. Mbrëmë, disa madje dolën në rrugët e kryeqytetit francez për të dhënë mbështetje masive për skuadrën e tyre, transmeton GazetaBlic Sport.

Në një video të postuar në X nga llogaria zyrtare e klubit, mund të shohim shumë tifozë të mbledhur para kishës Madeleine në Paris, të shoqëruar nga një banderolë dhe flamuj.

Ja pamjet: