Lajme

Dy vjet nga protesta në Zveçan, Sveçla: Zveçani dhe veriu sot frymojnë ndryshe

05/29/2025 22:13
nga:Y I

Sot bëhen dy vjet nga përplasja e ashpër që ndodhi në Komunën e Zveçanit midis protestusëve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it.

Protesta nga serbët erdhi në momentin që kryetarët shqiptar të zgjedhur nga zgjedhjen në veri tentuan të futen brenda objekteve të komunave përkatëse.

E lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas Sveçlës, bandat janë shpartalluar ndërkohë që kryetarët punojnë normalisht dhe qytetarët marrin shërbimet e nevojshme.

“Dy vite prej kur bandat kriminale, të drejtuara dhe organizuara nga Beogradi, plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe sulmuan Policinë e Kosovës me qëllim moslejimin e marrjes së detyrës nga kryetarët në katër komunat në veri të vendit. Ngjarja më e dhunshme ndodhi më 29 maj 2023 në Zveçan.Sot, bandat janë shpartalluar, ndërkohë që kryetarët punojnë normalisht dhe qytetarët marrin shërbimet e nevojshme. Zveçani dhe veriu sot frymojnë ndryshe” shkruan Sveçla në reagimin e tij.

Reagimi i plotë: