Deputetja e betuar e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka thënë se me VV-në dhe me Albin Kurtin nuk kanë asnjë pikë që i bashkon, siç u shpreh ajo, për të mirën e vendit.
Ajo gjithashtu u shpreh se Kurti e ka të qartë që PDK-ja në asnjë formë nuk shkon në koalicion me VV-në.
“E kemi si qëndrim të Partisë Demokratike që me këtë kryeministër, me këtë parti politike nuk kemi asnjë pikë e cila na bashkon për të mirën e vendit tonë dhe si rrjedhojë ne nuk pranojmë që të jemi në qeverisje me ta”.
“Kurti e ka të qartë që Partia Demokratike në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë nuk shkon në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk e ka parë as të arsyeshme që të adresojë tek ne një ofertë të tillë”, u shpreh tutje ajo.


