Bllokada institucionale po vazhdon tash e tre muaj pas përufnidmit të zgjehdjeve.
Sot për herë të 23-të nuk ka arritur të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Komisioni për votim të fshehtë i hedhur në votim nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk arriti sërish t’i marrë votat e nevojshme për të kaluar.
Në lidhje me këtë krizë institucionale ka folur për “Gazeta Blic” ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli.
Humolli tha se aktualisht arsyet politike nuk e orientojnë Kuvendin.
Ai tha se kur nuk ka mision politik ateherë nuk e kuptojnë se çka është Kuvendi.
“Kur partitë politike kanë mision programor është e mundshme me dhenë mendime për gjendjen aktuale.Siç shifet arsyet politike nuk orientojnë Kuvendin aktualisht.Kur nuk ka mision politik ateherë nuk e kuptojnë se çka është Kuvendi se kuptojnë se ne çfarë rrethana sot jemi duke jetuar në boten me plot sfida” tha Humolli në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
Nga ndërkombëtarët po vijnë deklarata të vazhdueshme kur theksohet formimi sa më i shpejtë i institucioneve.
Së fundi ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, ka pritur Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së.
Në këtë mbledhje është diskutuar raporti i Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, McGurk, ku Mbretëria e Bashkuar tha se mirëpret mbajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit, teksa shprehu urgjencën për formimin e qeverisë së re.
“Mbretëria e Bashkuar mirëpret zgjedhjet parlamentare paqësore dhe konkurruese që u mbajtën në Kosovë në shkurt, dhe mbështetjen e rëndësishme që Misioni i ka dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ne vazhdojmë të theksojmë tek bashkëbiseduesit në Kosovë urgjencën e formimit të qeverisë”. raporton “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/
Britania shpreh urgjencën për formimin e qeverisë, kritikon mbylljen e institucioneve serbe në veri


