Lajme

Arrestohet një i kërkuar nga gjykata, ishte i dënuar me 1 vit burgim për keqpërdorim të pozitës

05/29/2025 16:57
nga:Genita C

Një person i kërkuar me urdhëresë aktive nga Gjykata, është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte i dënuar me 12 muaj burgim për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.