Lajme

Aksident mes dy veturave në Qafë të Duhles, njëra rrokulliset

05/29/2025 16:54
nga:Y I

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Suharekë, përkatësisht në Qafë të Duhlës.

Në pamjet e dërguara në Klankosova shihet se një veturë është rrokullisur, ndërsa një tjetër ka pësuar dëme.

Aktualisht nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.